Policia në Ferizaj realizon planin operativ ” Mbrojta e Pyjeve”

Policia e Kosovës në Ferizaj, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve”, ka ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. Aksioni gjatë ditës është zhvillua pas informacioneve operative, ndërsa në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve, drunjtë dhe automjetet u sekuestruan.
“Policia rajonale e Ferizajt vazhdon përpjekjet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat emergjentë apo aplikacionin “Lajmëro Policinë””,thuhet në njoftimin e Policisë.
Komente